Kapen duke transportuar emigrantë, arrestohen 3 persona në Vlorë
Tre persona të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë.
Policia bën me dije se tre të arrestuarit të identifikuar si R. R., 33 vjeç, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, janë bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.
Ata janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me 2 automjete, kundrejt fitimit, 3 emigrantë të paligjshëm.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së”- njofton policia.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrau bashkëfshatarin për pronat, Fatmir Manellarit sot njihet me masën e sigurisë
- Tronditet Kosova, kërcënon Beogradi| Pse u vendos ushtria në Mitrovicë?
- Plagosje me thikë në Durrës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta