Kapet 1.8 ton kokainë në Nigeri

20 Shtator 2022 | 12:18

Agjencia Nigeriane e Zbatimit të Drogës sekuestroi një rekord prej 1.8 ton kokainë me vlerë 278 milionë dollarë në një magazinë në Lagos, raportoi sot AP.

Pesë persona janë arrestuar, mes tyre edhe menaxheri i magazinës ndërsa sekuestrimi është bërë të dielën, njoftoi Agjencia Kombëtare e Ndjekjes së Drogës. Agjencia deklaroi se të dyshuarit ishin anëtarë të një klani ndërkombëtar që ishte në kërkim që nga viti 2018.

Kokaina u gjet në një magazinë në një kompleks të izoluar në rajonin Ikorodu kur karteli i drogës po përpiqej ta shpërndante në Evropë, Azi dhe pjesë të tjera të botës.

Droga ishte e paketuar në 10 çanta udhëtimi dhe 13 daulle, tha agjencia.

Konfiskimet e drogës u rritën në Afrikën Perëndimore vitin e kaluar, duke treguar se kontinenti është bërë një qendër për trafikun e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, plagosen 3 persona. Vritet 18-vjeçari, autori i ngjarjes

Një 18-vjeçar u vra dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, u plagosën kur u qëlluan me armë jashtë një ceremonie diplomimi të një...
11:46 | 05/06/2026

Një dron detar shpërthen pranë Portit të Konstancës në Rumani, evakuohet zona (VIDEO)

Një dron detar shpërtheu të premten në portin rumun të Konstancës në Detin e Zi, ndërsa autoritetet po inspektonin pajisjen pasi ajo ishte sjellë në...
11:30 | 05/06/2026

Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka quajtur bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi luftën në Ukrainë një “rreth vicioz”, duke argumentuar se nuk...
10:28 | 05/06/2026