Kamioni me 80 emigrantë, sirianë, algjerianë e marokenë nga Devolli drejt Tiranës. Pranga 4 shoqëruesve

10 Tetor 2020 | 07:28

Një kamion me 80 emigrantë të paligjshëm është bllokuar në tentativë për të mbërritur në Tiranë.

I mbushur me sirianë, marokenë dhe algjerianë, kamioni është bllokuar në fshatin Leminot të Korçës, ndërkohë që në pranga janë vënë edhe 4 persona.

I pari që është arrestuar nga policia ka qenë shoferi që po drejtonte kamionin me emigrantë dhe pas pak minutash është arritur të arrestohen edhe 3 persona të tjerë që dyshohet se kishin rolin e shoqëruesit.

Për momentin, policia e Korçës nuk ka dhënë asnjë prej emrave të të arrestuarve. Mes emigrantëve të paligjshëm, kishte një  numër të madh grash dhe fëmijësh.

Ende nuk ka të dhëna nëse zbulimi i këtij rasti trafiku ka qenë një operacion rastësor, apo si rezultat i punës hetimore të policisë kufitare.

Gjithsesi në vendngjarje, në karburantin ku ishte ndaluar kamioni, menjëherë kanë mbërritur dhjetëra forca policore, të cilët kanë bërë edhe shoqërimin e emigrantëve drejt qendrave të pritjes, ku edhe do të merren në pyetje për detajet e udhëtimit të tyre.

Ky është numri më i madh i emigrantëve që janë ndaluar ndonjëherë gjatë një aksioni në zonën kufitare të Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026