Kapet në Kamëz 34-vjeçari i kërkuar për vrasje me paramendim
Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamëz.
“Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J”, sqaron policia.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta