Karantina 2-javore para zgjedhjeve, Bylykbashi: KQZ duhet të kontrollojë hyrjet në kufi para 25 prillit

10 Maj 2021 | 21:34

Oerd Bylykbashi, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, i ftuar në studion “Ilva Now” ku po flitet mbi arsyet pse PD-ja kërkon përsëritje të zgjedhjeve, si pjesë të shkeljeve të pretenduara, renditi vendosjen e karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe RMV, pak ditë para zgjedhjeve nga Komiteti i Ekspertëve.

Z. Bylykbashi tha se aktet normative nga partia në pushtet gjatë procesit zgjedhor janë abuzim me përdorimin e fuqisë normative, gjë që sipas ekspertëve të zgjedhjeve jashtë Shqipërisë, përbën shkelje të procesit zgjedhor. Oerd Bylykbashi tha se KQZ duhet të faktojë këtë shkelje të pretenduar, duke hetuar se kush e ka kaluar kufirin ditët para zgjedhjeve dhe se kush prej tyre ka votuar.

“Marrim rastin për kërkesën për pavlefshmëri të LSI-së, për qarkun e Gjirokastrës. Nxirret një akt normativ që pengon zgjedhësit për të votuar. Së pari, një numër i madh zgjedhësish që nuk kanë ardhur të votojnë pasi u penguan nga karantina e cila u hoq pak ditë pas zgjedhjeve. Komisioni i KQZ-së për të faktuar shkeljen mund të kërkojë të gjithë hyrjet në kufirin e Shqipërisë ditët përpara zgjedhjeve, të verifikojë kush prej tyre ka votuar, për të provuar selektivitetin e zbatimit të një norme siç ishte akti normativ. Ekspertët e zgjedhjeve jashtë Shqipërisë thonë se përdorim – abuzim me burime shtetërore është përdorimi i fuqisë normative, nxjerrja e akteve si të jap përfitime, të heq të drejta, të jap para”,  u shpreh z. Bylykbashi.

Kryeredaktori i lajmeve në Euronews Albania, Mentor Kikia, përmendi se ky vendim i marrë nga qeveria ka qenë jo i arsyeshëm sipas një mjeku, mirëpo për këtë, opozita duhet të ketë prova konkrete.

“Ne në këtë televizion kemi sjellë argumentimin e një mjeku që tregon se vendimi për karantinim ishte absurd sepse në momenti kur është vendosur përqindjet për frymë popullsie të të prekurve në dy shtetet respektive ishte më i ulëti në rajon që nuk justifikon vendimin. Por nuk mund të ecët me ‘siç dihet’”, u shpreh z. Kikia.

Oerd Bylykbashi tha se çdo pretendim do të shoqërohet me prova, duke theksuar se procesi që po ndjek opozita është krejtësisht në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Detyra jonë është t’ua provojmë të gjithëve se çfarë sjelljesh janë, me fakte me dosje. U tregojmë shqiptarëve se kush janë institucioneve shqiptare. Provat zgjedhore gjithmonë vijnë pas zgjedhjeve, KQZ thotë se 5 ditës pas zgjedhjeve fillojnë të bëhen ankesat”, u shpreh z. Bylykashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021