Karantina efekt pozitiv tek aksidentet, frenon përgjakjen e rrugëve në Shqipëri
Karantina dhe masat kufizuese të qeverisë shqiptare që u aplikuan për shkak të COVID-19 kanë dhënë impakt pozitiv, të paktën në uljen e aksidenteve rrugore në Shqipëri. Në muajin Maj 2020 janë shënuar 40 aksidente më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kështu bën të ditur Instituti i Statistikave (INSTAT), i cili shprehet se janë shënuar 75 aksidente në 2020, ndërsa një vit më parë në muajin maj ka pasur 115 të tillë. Sipas evidencave të INSTAT thuhet se në pesëmujorin e parë të 2020, numërohen 390 aksidente rrugore nga 583 që janë shënuar në të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Po gjatë muajit maj të këtij viti, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) ka shkuar në 86, ndërsa një vit më parë kjo shifër ka qenë 143. Ndërkohë, bazuar në përllogaritjet e kryera nga INSTAT, thuhet se numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë të vitit 2020, është 513 persona nga 773 që ishin vitin e shkuar.
Gjithashtu edhe numri i viktimave ka qenë më i vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave, gjatë muajit maj ka pasur 4 vdekje më pak së në 2019, kurse sa i përket pesëmujorit të parë të 2020 ka pasur 17 vdekje më pak.
“Në muajin Maj 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona të vdekur në Maj 2019. Në pesëmujorin e parë të 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 59 persona nga 76 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në përllogaritjet e INSTAT.
Por, cilët janë përgjegjësit apo shakatarët kryesorë të aksidenteve rrugore? Për këtë, INSTAT thotë se përgjegjësitë janë të dyja palët, si këmbësorët ashtu edhe drejtuesit e mjeteve.
“Në muajin Maj 2020, aksidentet rrugore, në 92,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 22,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në pesëmujorin e parë të 2020, aksidentet rrugore, në 18,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21,1 %, krahasuar me një vit më parë”, thekson studimi i INSTAT.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta