Karantina për shtetasit që vijnë nga Greqia dhe RMV, LSI kërkon anulimin në Gjykatën Administrative

20 Prill 2021 | 12:56

Pas vendimit të Komitetit Teknik për vendosjen e karantinës 2 javore për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndjekur rrugën ligjore.

Ajo ka dorëzuar në Gjykatën  Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi të Komitetit që e konsideron absurd, arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

Komiteti i Ekspertëve, vendosi një ditë më parë të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Masa e karantinës do të nisë nga sot dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj.

Sipas zv.ministre e Shëndetësisë Mira Rakacollit, një masë e tillë merret pasi këto vende fqinje kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve.

Lexoni gjithashtu:

Nga nesër, karantinë 2-javore për udhëtarët nga RMV-ja dhe Greqia, gjimnazistët rikthehen në klasa

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, Haçkaj: Politika ka frikë nga votat e diasporës, po privohen nga të drejtat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026