Karantinimi i emigrantëve, Dule: Vendim politik kundër PBDNJ, Rama rrezikon mandatin në Vlorë
Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha gjatë emisionit Rinevote se vendimi më i fundit i Komitetit të Ekspertëve për të vënë në karantinë dyjavore emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia është një vendim politik dhe diskriminues.
Sipas z. Dule, në kushtet e pandemisë nuk pritej të vinin shumë shqiptarë për të votuar më 25 prill, por ai shtoi se kishin marrë sigurinë nga shumë mbështetës të PBDNJ që do të vinin të votonin për këtë parti.
Motivi i vetëm i këtij vendimi sipas kreut të PBDNJ, është frika e kryeministrit se nuk do të mundet të marrë mandatin në Vlorë, ku është numri 8 në listë.
“Motivi i vetëm është pengesa e këtyre qytetarëve e shqiptarë për të ushtruar të drejtën e votës, pasi PS e pengoi votën e emigrantëve me anë të pengesave në kodin zgjedhor, edhe ata që patën dëshirën të vijnë fizikisht të ushtrojnë të drejtën e votës nuk u lejuan, sepse rrezikohet zgjedhja e Ramës në Vlorë, ku është e sigurt që nuk fiton dot mandatin. Kjo është arsyeja e vendimit”, tha z. Dule.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta