Karikatura në Shqipëri, a është ky zhanër në kohë shkëlqimi apo shpërfilljeje?

9 Tetor 2021 | 10:32

Endri Beqo një nga karikaturistët e angazhuar në Shqipëri, na pret në studion e tij për të na rrëfyer më shumë për këtë zhanër interesant të artit viziv.

Sapo hyjmë në studio, syri shkon direkt tek punimet e varura në mur. Aty janë krijimet e tij me të fundit për pandeminë. Në to duket qartazi ankthi i qytetarëve ndaj rrjedhjes dhe zhvillimeve të jetës së gjithsecilit qëkur nga ky virus nisi të diktohej dhe rutina e jetës sonë.

Punimet e para nisi t’i bënte kur ishte 16 vjeç, atëherë kur ai vendosi që ta linte edhe pianon për të cilën kishte nisur të mësonte.

Disa vite më parë, në secilën media nuk mungonte hapësira kushtuar karikaturës, që për një tjetër artist, mbetët e vërteta e thënë bukur.

“Shqipëria ka vlerësimin më të ulët për karikaturistët, por kënaqësia ishte thjesht morale”, u shpreh Klodian Bezhani.

10 vite më parë, Klodian Bezhani ishte një nga karikaturistët më të angazhuar dhe puna e tij pasqyrohej në shumë media. Sot fatkeqësisht, ai është detyruar të bëjë një tjetër profesion edhe pse shkollën ja ka kushtuar artit.

“Me këtë nuk jeton, kjo është dëshirë, qejf”, tha ai më tej.

A është lënë në hije ky zhanër? A vlerësohen këta artistë ashtu siç duhet? A është e nevojshme që të investohet? Të vërteten për vështirësitë e të qenit artist në Shqipëri na e thonë të dy.

“Kemi pasur kampion botë ne këtë punë, Medi Belortaja. Ka shumë media në Shqipëri dhe të paktën 10 karikaturistë duhet të ishin në punë sot”, tha z. Bezhani.

Endri Beqo lufton dhe ja ka dalë që të mbetët i angazhuar, ndërsa për Bezhanin ushtrimi i karikaturës ka mbetur vetëm si pasion por jo si profesion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026