Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë

2 Mars 2024 | 08:10

Lideri opozitar rus në mërgim dhe bashkëthemeluesi i Forumit Rusia e Lirë, Garry Kasparov, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) më 1 mars se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

“Në fund të fundit, rol të madh në këtë çështje do të luajnë faktorët ekonomikë. Por, është shumë e rëndësishme sot të mos mbështetet qëndrimi i një Rusi të bashkuar dhe të pandashme”, tha Kasparov.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Ish-kampioni i botës në shah tha se humbjen për Rusinë do të ishin “minimale”, por nënvizoi se “nëse e refuzoni një perandori, atëherë duhet të pajtoheni se disa pjesë të saj mund të hiqen në fund”.

Lidhjet që do ta bënin më të vështirë shpërbërjen e Rusisë, do të ishin kryesisht ato ekonomike, tha ai. Por, nëse disa pjesë të Rusisë shkëputen, atëherë do të bëhej e mundur arritja e marrëveshjeve të reja mes territoreve të Rusisë sipas asaj që do të quhej “konfederatë e lirë”.

“Është e drejtë, mes tjerash, edhe nga një pikëpamje psikologjike, sepse do të jetë e pamundur të ndërtohet një Rusi joperandorake duke ruajtur keqkuptimet perandorake”, tha Kasparov.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja SHBA-Iran sjell zhvillime pozitive, Franca tërheq aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle”

Aeroplanmbajtësja franceze Charles de Gaulle do të kthehet në portin e saj të origjinës pas zhvillimeve “pozitive” midis SHBA-së dhe Iranit, njoftoi të premten Presidenti...
08:39 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje se Teherani është i etur të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, duke shtuar se SHBA-të...
08:31 | 04/07/2026

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026