Katari mposht Shqipërinë, asnjë gol në dy miqësoret e fundit
Shqipëria ka dështuar të marrë një rezultat pozitiv në miqësoren me Katarin. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0, ndërsa goli u shënua nga mesfushori Almoz.
Përballja e luajtur në Marbeja të Spanjës pa një skuadër me lojtarë të kampionatit shqiptar, ndërkohë i vetmi që luan jashtë kufijve ishte Kristal Abazaj.
Detajet e përballjes janë të pakta, kjo për shkak se ashtu si në përballjen me Arabinë Saudite, nuk pati transmetim. Pas këtij testi kuqezinjtë do të rikthehen në Shqipëri ku do të vijojnë përgatitjet për dy miqësoret e radhës, ndaj Italisë dhe Armenisë.
Nuk dihet ende se cilët do të jenë të përzgjedhurit e Rejës për dy testet e radhës. Datat e ndeshjeve janë të dyja të konfirmuara kështu që pritet të thirren lojtarë të tjerë, megjithse italiani ka pohuar se 5 lojtarë që u aktivizuan ndaj Katarit do të vijojnë me skuadrën.
Përballja me Italinë luhet në 16 nëntor, ndërsa 3 ditë më pas ajo me Armeninë. Kujtojmë se në fund të këtij muaji skadon dhe kontrata e trajnerit Italian në krye të kuqezinjve.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve