Katastrofë ekologjike në Peru
Derdhja e naftës në brigjet qendrore të Perusë dy javë më parë, cilësohet si një katastrofë ekologjike.
Cisterna me flamur italian po shkarkohej në rafinerinë, 30 km në veri të Limës, në pronësi të kompanisë spanjolle Repsol.
Derdhja e naftës në brigjet qendrore të Perusë dy javë më parë ka bërë që shpendët të ngrodhin nga uria ose helmimi.
Një grup gazetarësh dhe një grup ekspertësh ambientalistë lundruan me varkë në një ishull të populluar nga koloni shpendësh detarë, për të monitoruar efektet që ka sjellë derdhja e 12 mijë fuçive karburant më 15 janar.
“Sot gjetem një shpend që po pluskonte mbi ujë, arritëm ta merrnim ne varkë, por pas disa minutash ngordhi. Kjo ndodh pasi shume prej shpendëve janë toksifikuar dhe thjesht pluskojnë mbi ujë, por skanp me fuqi për të fluturuar, lundruar apo të kërkojnë për ushqim,” – tha veterineri Giancarlo Inga Diaz.
Autoritetet nuk kanë publikuar ende një raport mbi shpendët e ngordhur. Të gjitha speciet po mblidhen në thasë dhe po nxirren në breg.
Ky ishull me sipërfaqe 14 hektarë, që njihet dhe si Ishulli i Peshkatarëve, është pjesë e Rezervës Kombetare të Ishujve Peruvianë.
Në këto ujëra ka një varietet peshqish. Popullsia vendase mbahet me peshkimin, ndërsa tani puna ka ndaluar për shkak të ndotjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve