Katër armë zjarri janë përdorur në vrasjen e katërfishtë në Velipojë
Tri pistoleta dhe një armë zjarri kallashnikov janë përdorur në përplasjen e Velipojës, ku humbën jetën katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.
Policia e Shtetit ka sekuestruar tri pistoleta, ndërsa arma tip kallashnikov që është përdorur nuk është gjetur.
Sipas materialit referues që Euronews Albania e disponon bëhet e ditur se 13 gëzhoja të plasura janë gjetur në vendin e ngjarjes, si dhe pesë të tjera të cilat ishin të paplasura dhe të dëmtuara.
Policia dhe Prokuroria ende nuk ka përcaktuar se kush ka qëlluar i pari në ngjarjen e rëndë, kjo për shkak të mungesës së pamjeve filmike që nuk kapnin të gjithë skenën e krimit për shkak të errësirës dhe mungesës së kamerave në rrugica.
Shkak për konfliktin mes familjes Ferracaku dhe Gocaj u bë hapësira për vendosjen e shezlongëve në plazhin e Velipojës.
Përplasja e tyre përfundoi në mënyrë tragjike dhe për pasojë humbën jetën Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta