Katër ditë pas rënies së zjarrit, nxirret trupi i 32-vjeçarit te “Casa Italia”
Katër ditë pas rënies së zjarrit në magazinat e qendrës tregtare “Casa Italia”, punonjësit e zjarrfikëses kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të Arjan Salës.
32-vjeçari që ishte pjesë e kompanisë së sigurisë prej tre vitesh, mbeti i bllokuar pasi flakët dolën jashtë kontrollit.
Babai i një fëmije 2 vjeç sipas kolegëve ka arritur të shpëtojë punonjësit e tjerë por në tentativë për të shuar zjarrin mbeti i bllokuar në magazinë.
Trupi mësohet se është rreth orës 03:00 të së shtunës ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes pasi ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Magazinat në qendrën tregtare “Casa Italia” u përfshinë nga zjarrin në orët e para të së mërkurës, ndërsa trupi i të riut është gjetur mëngjesin e së shtunës.
Familjarët e Arjan Salës në hidhërim të thellë kanë shprehur kritika për shërbimin e zjarrfikëses.
Sipas tyre për shkak të mungesës së pajisjeve dhe pa përgatitjes për një situatë të tillë, ata nuk kanë mundur që ta shpëtojnë 32-vjeçarin edhe pse vatra e zjarrit nuk ka pasur përmasa të mëdha fillimisht.
Komandanti i Zjarrfikëses, Ilir Xhanari përballë familjarëve aprovoi vërejtjet se shërbimi zjarrfikës ka nevojë për pajisje dhe mjete bashkëkohore.
Lexoni gjithashtu:
Heroi i tragjedisë tek “Casa Italia”, 33-vjeçari shpëtoi kolegët por s’mundi të dalë vetë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta