Katër muajt e Albin Kurtit, nga mospajtimet me SHBA tek shkarkimet e bordeve
Saktësisht katër muaj ka zgjatur qëndrimi i Albin Kurtit në zyrën e kryeministrit të Kosovës. Si fitues relativ i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, Kurtit u përball me negociata të vështira për formimin e qeverisë, me partinë e vetme shqiptare të cilës nuk i kishte vënë vijë të kuqe, Lidhjen Demokratike.
Pas shumë thyerjesh e rikthimesh në procesin e ngadalshëm e bisedimeve, për shkak të ndarjes së pushtetit dhe pozitës së presidentit, Lëvizja Vetëvendosjes e Albin Kurtit arriti marrëveshje me Lidhjen Demokratike vetëm një ditë para votimit të qeverisë.
Më 3 Shkurt, me 66 vota për Albin Kurti u zgjodh kryeministër i Kosovës, duke qenë ndër të rrallë kryeministra që nuk varej nga votat e Listës Serbe, 10 deputetët e së cilës abstenuan.
Nga sfidat e para që Kurti duhej të përballej ishte dialogu bllokuar me Serbinë, që për rifillim, kishte kusht heqjen e taksës 100 për qind, që Qeveria Haradinaj e kishte vënë në Nëntor të vitit 2018.
Zotimin se do ta hiqte taksën, Kurti e kishte bërë qysh para marrjes së detyrës, në takim me të Emisarin Special të Presidentit Trump, për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me të cilin, megjithatë, nuk u pajtuan për reciprocitetin.
Përderisa Lidhja Demokratike u pajtua me kërkesën e Grenell që të mos vendoset asnjë masë ndaj Serbisë, Lëvizja Vetëvendosje insistoi në reciprocitet. Pak javë pasi mori detyrën, pa u konsultuar me LDK-në, kryeministri Kurti njoftoi për planin për heqjen e tarifës 100 për qind, dhe vendosjen graduale të masave të reciprocitetit me Serbinë.
Kjo acaroi Lidhjen Demokratike, e cila u shpreh haptas kundër këtij propozimi, duke insistuar në heqje të menjëhershme të tarifës, sipas kërkesës së SHBA-së, si kusht për kthim në dialog me Serbinë. dhe, vendosje të reciprocitetit në koordinim me amerikanët, vetëm nëse Serbia nuk do të ndalte fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.
Derisa Kurti nuk iu bind kërkesave të SHBA-së, këta të fundit pezulluan disa fonde dhe programe të parapara për Kosovën.
Në planin e brendshëm, që kur mori detyrën, qeveria Kurti duke u thirrur në raportet e Auditorit bëri shkarkime masive të bordeve të ndërmarrjeve publike.
Përballja me pandeminë COVID19, pati efekt mandat-shkurtues për Qeverinë Kurti.
Ne mes muajit Mars, pak ditë pas konfirmimit të rasteve para me COVID19 në Kosovë, kur numri i përgjithshëm i të infektuarve ishte 19, presidenti Thaçi mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duke kërkuar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kjo u refuzua nga Kurti, dhe kërkesa e Thaçit mbetet edhe sot në sirtarët e tij, pa u dërguar në Kuvend.
Po atë natë – në orët e vona, atëkohë ministri i Brendshëm, Agim Veliu, në një emision televiziv tha se është për Shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Vetëm 12 orë pas, kryeministri Kurti, pa u konsultuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, njoftoi për shkarkimin e Veliut, me arsyetimin se nxiti panik dhe doli kundër Qeverisë pjesë e së cilës ishte.
Shkarkimi i Veliut shënoi qarjen përfundimtare mes LVV dhe LDK, pasi kjo e fundit vetëm pak ditë më vonë inicioni mocion mosbesimi ndaj Qeverisë pjesë e së cilës ishte – me arsyetimin se “Kurti rrezikoi marrëdhëniet me SHBA-të dhe veproi vazhdimisht njëanshëm duke nëpërkëmbur partnerin qeverisës”.
Me gjithë kundërshtimin e Vjosa Osmanit dhe një grupi të vogël deputetësh të Lidhjes Demokratike – të cilët dolën kundër rrëzimit të Qeverisë, kjo parti dërgoi në Kuvend mocionin, ku më 26 Mars, pas vetëm 51 ditësh nga marrja e detyrës Qeveria Kurti u shkarkua me 82 vota.
Pas shkarkimit Kurti hapi një betejë mediatike me emisarin Grenell, duke e ndërlidhur atë me shkarkimin e Qeverisë së tij, derisa vazhdoi akuzat se presidenti Thaçi ka marrëveshje të fshehtë me homologun e tij serb Aleksandar Vucic, ku përfshihet shkëmbim territoresh.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi u aktivizua duke i dërguar pesë letra Albin Kurtit, në kërkim të mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re.
Pas 22 ditësh dhe tri letrash ku Kurti nuk i dha përgjigje të prerë, duke kërkuar zgjedhje të reja, Thaçi i kaloi mandatin Lidhjes Demokratike e cila lidhi koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe pakicat jo-serbe.
Vetëvendosje dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit, e cila fillimisht e pezulloi atë.
Por më 29 Maj, ajo përfundimisht i dha të drejtë presidentit. Ndërkohë, partia e Albin Kurtit ka organizuar dy test protesta dhe ka paralajmëruar vazhdimin e tyre, deri në zgjedhjet e reja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta