Katër qytetarë ndërrojnë jetë nga Covid-19, rritet numri i të shtruarve në spitale

8 Tetor 2020 | 14:07

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime të dyshuara, prej të cilave 169 janë konfirmuar pozitivë, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.

Autoritetet bëjnë të ditur se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit:

55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Krahas rritjes së rasteve të reja një prirje e qëndrueshme vihet re edhe tek numri pacientëve të shëruarve. Ministria e Shëndetësisë thekson se 100 pacientë të prekur e kanë fituar me sukses betejën me agresivitetin e pandemisë së Covid-19.

Sipas të dhënave, thuhet se që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer 95811 teste të dyshuara, nga të cilat rreth 15 mijë qytetarë kanë rezultuar të prekur. Në Shqipëri për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 411 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2717

Durrës 570

Shkodër 398

Lezhë 264

Korçë 268

Elbasan 221

Fier 237

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 128

Dibër 78

Gjirokastër 55

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026