Katër raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije në njoftimin e saj të përditshëm se në Shqipëri nga 2771 testime janë identifikuar katër raste pozitive me COVID-19.
“Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive” – thuhej në njoftim.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa shtatë qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në vend në 129.910.
Pavarësisht situatës së pandemisë e cila duket e stabilizuar Ministria e Shëndetësisë bën apel për qytetarët që të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, të ruajnë distancën dhe higjenën personale gjithashtu.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër – 42
Tiranë – 35
Durrës – 12
Berat – 10
Lezhë – 8
Elbasan – 5
Gjirokastër – 4
Dibër – 3
Korçë – 2
Kukës – 2
Fier – 1
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta