Katër të vdekur dhe 149 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

4 Tetor 2020 | 14:05

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në vendin tonë. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 149 raste të reja, ndërsa katër qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid në vend po marrin shërbim 206 pacientë, ku 20 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar kështu në 8675 numrin e të shëruarve nga coronavirusi, që nga fillimi i epidemisë

Ministria e Shëndetësisë në shifrat e saj  thekson se në total janë  kryer 92109 testime  për Covid-19, ndërsa 14266 qytetarë janë konfirmuar të prekur nga coronavirus. Në 12 qarqet e vendit për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 396 pacientë, kurse Tirana mban rekord me 188 jetë të humbura.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62.

Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të kenë kujdes, të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura. Sipas tyre, këto janë sjellje të thjeshta, por që ndihmojnë ndjeshëm në uljen e përhapjes së pandemisë, e cila për fat të keq vijon të marrë jetë njerëzish në të gjithë globin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026