Katër të vdekur në Kosovë nga Covid-19
Në Kosovë prirja e pandemisë vijon të mbetet shqetësuese. Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik thekson se katër qytetarë të konfirmuar pozitivë me coronavirus kanë ndërruar jetë, ndërsa janë identifikuar edhe 774 raste reja.
Por, pavarësisht rasteve të reja ditore që raportohen, tregues pozitiv mbetet numri i të shëruarve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë si pasojë e pandemisë kanë ndërruar jetë 1844 qytetarë, shumica e të cilëve, sipas mjekëve kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive:
Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.
Ditën e djeshme në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” mbërriti kontingjenti i parë i vaksinave prej 24 mijë doza kundër Covid-19, si pjesë e programit COVAX.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta