English

Katër të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, numri i të infektuarve mbetet i lartë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet e shëndetësisë në Kosovë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit katër qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.

- Advertisement -

Këto të dhëna janë publikuar nga IKSHPK, i cili thotë se janë kryer 1775 teste të dyshuara për Covid-19, prej të cilëve, 279 pacientë janë konfirmuar pozitivë.

Në Kosovë prej fillimit të pandemisë dhe deri sot raportohen për 1392 humbje jete dhe mbi 48 mijë të shëruar.

“Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Pavarësisht se situata paraqitet më e qëndrueshme, autoritetet kërkojnë nga qytetarët të vijojnë me zbatimin e masave anti-Covid.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?