Katër viktima të tjera nga COVID-19 në Shqipëri, shtohet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale

11 Tetor 2020 | 14:04

Ministria e Shëndetësisë raportoi të dielën për vdekjen e 4 pacientëve me COVID-19 dhe infektimin e 168 të tjerëve.

Viktimat e fundit ishin të moshave 64, 67, 67 dhe 68 vjeç, rezidentë në Shkodër, Elbasan, Kuçovë dhe Tiranë.

Pas 943 testesh të kryera 24-orët e fundit, ministria tha se ishin diagnostikuar 168 persona pozitivë (pozitiviteti 17.8%) duke e çuar totalin e rasteve në 15,399.

Po gjatë kësaj periudhe kohore u raportua për 94 persona të shëruar, të cilët e çojnë totalin e atyre që e kanë mposhtur virusin në 9,500 (61% e të infektuarve të shëruar).

Ministria tha se aktualisht në spitale po trajtohen 246 pacientë, 16 prej të cilëve në terapi intensive.

Ky është numri më i lartë i pacientëve të raportuar ndonjëherë në 7 muaj pandemi të COVID-19 në Shqipëri.

Më parë numri më i lartë qe 239 raportuar më 8 tetor.

Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se mesatarja e përgjithshme e të shtruarve ditorë në spitale është rritur ndjeshëm muajt e fundit nga 114 që ishte në periudhën korrik-gusht në 197 në periudhën shtator-tetor.

Prej muajit mars, kur u diagnostikua rasti i parë me COVID-19, autoritetet publike dhe private të shëndetësisë kanë kryer 98,646 teste, nga të cilat 15.6% kanë rezultuar pozitive.

Nga rreth 15,400 të infektuar, më shumë se gjysma kanë mundur të shërohen ndërsa rreth 2.7% (420 raste) nuk ia kanë dalë mbanë.

Teksa rreth 35% e rasteve totale mbeten ende aktive, zona si Tirana (2,854 raste), Durrësi (576 raste) dhe Shkodra (410 raste) mbeten më problematiket.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026