Katër viktima dhe 127 raste të reja me COVID-19
Katër humbje jetë dhe 127 të infektuar është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri sa i takon luftës me COVID-19. Bashkë me katër jetët e humbura gjatë ditës së fundit, Shqipëria numëron 384 viktima të shkaktuara nga coronavirus.
Viktimat janë një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 59-vjeçar, një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga ana tjetër 103 persona janë shëruar, duke e çuar në total numrin e personave të shëruar në 7 732 persona. Ndërkohë në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.
Gjatë ditës së fundit janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki:
75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.
Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384
(Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta