Katër viktima nga COVID në 24 orë, humb jetën dhe një mjek

5 Tetor 2020 | 14:13

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar katër viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë mjeku 72-vjeçar nga Skrapari, një 62-vjeçar nga Fieri dhe dy qytetarë nga Tirana ; një 78-vjeçar dhe një 79-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ditën e fundit janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Ndërkohë janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se, gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me një trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit:

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

8ef7a5b2 d154 4e99 957b ae0b0057a7eb

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                144

Të shëruar ne 24 orë             150

Humbje jete në 24 orë          4

Testime ditore                       912

 

Testime totale              93021

Raste pozitive              14,410

Raste të shëruara          8,825

Raste Aktive                 5,185

Humbje jete                     400

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2695

Durrës       555

Shkodër    398

Lezhë        262

Korçë         242

Elbasan    236

Fier            225

Vlorë         184

Kukës        132

Berat           114

Dibër          80

Gjirokastër   62

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026