Katërmbëdhjetë viktima dhe 590 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

18 Mars 2021 | 13:48

Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 590 qytetarë u diagnostikuan si të infektuar duke e çuar bilancin total në mbi 119 mijë raste dhe 2,106 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha të enjten se viktimat ishin të moshave 57-84 vjeç, me prejardhje nga Tirana (6), Durrësi, Fieri, Kuçova, Berati, Kruja, Saranda, Shkodra dhe Elbasani.

Në spitalet e përshtatura për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë të shtruar aktualisht 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve ministria tha se u diagnostikuan 590 raste të reja pas 2,994 testesh – me një pozitivitet 19.7%.

Po gjatë kësaj periudhe kohore autoritet shëndetësore po vijojnë me vaksinimin, ku janë kryer 2,954 vaksinime – totali 36,323 injeksione për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026