Katërmbëdhjetë viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri

10 Dhjetor 2020 | 15:36

Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në katër spitalet e Tiranës, ndërsa pas 2,714 testimesh u diagnostikuan 873 persona të tjerë infektuar, çka është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë që prej muajit mars.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 56-84 vjeç nga Tirana, Durrësi, Kruja, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra, Saranda dhe Kuçova.

Tashmë numri total i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 965.

Më parë dita me më shumë raste të reja ishte data 5 dhjetor me 846 raste.

Prej muajit mars kur u pikas rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë kryer 213 mijë teste, prej së cilave 46 mijë persona kanë rezultuar pozitivë (2.15% e të testuarve).

Nga rastet pozitive, 23,609 janë mundur të shërohen (51.2% e të infektuarve), 21,487 janë ende mbartës të virusit (46.7% e të infektuarve) ndërsa 965 raste (2% e totalit) janë mbyllur me pasojë vdekjen.

Aktualisht në katër spitalet COVID-19 në Tiranë, autoritetet thonë se janë të shtruar 436 persona (2% e rasteve aktive), prej së cilëve 29 janë në terapi intensive.

Me 11,707 persona ende mbartës, Tirana mbetet qarku me më shumë raste aktive në Shqipëri, më pas vijnë Fieri (1,655 raste), Durrësi (1,374 raste), Korça (1,081 raste), Vlora (1,067 raste) dhe Shkodra (977 raste).

Të dhëna domethënëse:

  • COVID-19 u ka marrë jetën 23 mjekëve
  • dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator;
  • më shumë të shëruar në një ditë: 564 raportuar më 16 nëntor;
  • më shumë të infektuar në një ditë: 873 raportuar më 10 dhjetor;
  • më shumë viktima në një ditë: 19 raportuar më 24 nëntor;
  • viktima në moshë më të re: fëmijë 16 muajsh raportuar më 20 nëntor;

Masa të rëndësishme:

  • prej 17 nëntorit ndalohen tubimet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona; lexo më shumë këtu;
  • prej 11 nëntorit ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve prej orës 22:00 deri në 06:00; lexo më shumë këtu;
  • prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura dhe të mbyllura, lexo më shumë këtu;
  • prej 23 korrikut testi për COVID-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private; lexo më shumë këtu;
  • prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00, lexo më shumë këtu;

Të dhëna mbetur të paqarta:

  • nuk ka specifikime se sa prej të shëruarve riaftësohen në spitale dhe sa në kushte shtëpie;
  • nuk ka raportime vdekjesh jo-spitalore me COVID-19;
  • nuk ka raportime vdekjesh të pacientëve që janë dërguar për trajtim më të specializuar jashtë shtetit;
  • të paktën 10 raste pacientësh të infektuar nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme të të infektuarve, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu;
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026