Katundi, fshati i emigrantit të parë që po shkon drejt rrënimit
Emigrimi masiv dhe largimi i të rinjve është kthyer në një shqetësim social gjatë viteve të fundit, teksa mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.
Ky shqetësim e ka zanafillën që në fund të shekullit të 19-të.
Euronews Albania shkoi në fshatin Katund në Korçë, nga ku udhëtoi dhe emigranti i parë shqiptar. Sot, ky fshat vuan mungesën e rinisë, ndërsa në total kanë mbetur vetëm 4 familje.
Fshati Katund, aty ku lindi e jetoi At Nikolla Kristofori, emigranti i parë shqiptar në Amerikë, i quajtur ndryshe Kolombi shqiptar sot është “shkretuar” dhe nën harresë. Rruga është e amortizuar dhe për të mbërritur në këtë fshat duhen 2 orë rrugë me kalë.
Sot Katundi numëron vetëm 4 familje ndërkohë që dikur ka qenë një fshat i populluar e me tradita.
Sipas banorit Gaqo Peno, “mallkimi” i këtij fshati nisi në demokraci, atëherë kur njerëzit nisën të emigronin në zonat afër qytetit.
“Janë 4 familje po e këta qe janë, janë kështu, venë e vinë gjatë beharit, vendas pak janë, 4 familje që rrinë gjithmonë. Keq të vjen shumë se ka qenë një fshat me tradita të vjetra dhe një fshat i mirë nga ana ekonomike por pastaj në kohën e demokracisë përfunduan, shkolla nuk kish më se njerëzit ikën, telefona në atë kohë nuk kishte fare, rrugët u prenë s’kishim me çfarë shkonim, por më kryesorja ishte shkolla. E unë që ika për shkak të shkollës për fëmijën e vogël”,- u shpreh Gaqo Peno.
Jetesa në Katund është e vështirë, kjo për shkak të largësisë nga qyteti. Në rast se dikush sëmuret banorët e fshatit u duhet ta transportojnë me barelë drejt Korçës apo Ersekës.
” Në qoftë se një njeri do sëmuret e marrim me barelë, e çojmë në një fshat diku rreth 1 ore e gjysmë 2 orë me barelë, që ta çojmë në Korçë ose në Ersekë”,- tha Koço Dono një tjetër banor.
Pyetur nga gazetari i Euronews Albania nëse ndonjë politikan ka shkuar ndonjëherë në këtë zonë një i moshuar i fshatit ironizon. Argëtimi? Vetëm rakia.
” Jo s’ka ardhur ndonjëherë këtu. Është larg këtu nuk vijnë dot se u lodhen këmbët”,- tha Jani Dono
Ndërkaq derisa sytë e pushtetit lokal të kthehen drejt këtij fshati me histori e traditë ky vend do të vazhdojë të vuajë rrënimin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta