KE çmim kufizues për gazin, ekspertët: E pamjaftueshme për krizën

22 Nëntor 2022 | 18:04

Komisioni Evropian ka propozuar më në fund një çmim kufizues për gazin, edhe pse kjo kërkon shumë masa sigurie.

Kufizimi do të nisë zbatimin automatikisht kur çmimi për kontratat afatgjata të arrijë 275 euro për megavat/orë, gjë që është masa e parë duke qenë se çmimi është shumë i lartë.

Masa e dytë është që ai të aplikohet vetëm nëse çmimi qëndron në këtë shifër për 14 ditë dhe nëse diferenca mes çmimeve evropiane dhe atyre globale bëhet shumë e theksuar.

Dhe masa e tretë është se ai do të çaktivizohet menjëherë në rast se shqetëson tregun. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një mekanizëm të paprecedent që KE e mbron.

“Kjo nuk është një ndërhyrje rregullatore për të vendosur çmimin në treg në një nivel artificialisht të ulët. Është një mekanizëm që do të aplikohet për të parandaluar dhe zgjidhë rastet e çmimeve të larta që nuk janë në linjë me trendin global të çmimeve”, thotë Kadri Simson, komisionere e BE për Energjinë.

Mekanizmi do të funksionojë në platformën lider të Evropës ku kryhen transaksionet e gazit. Por kjo ndërhyrje në treg mund të ngjasojë më tepër me një ndërhyrje kozmetike sesa me një ndërhyrje reale për qytetarët dhe kompanitë.

Niveli kufizuese është aq i lartë sa nuk duhet të ishte aktivizuar kurrë në të kaluarën. As edhe gjatë muajit gusht, kur çmimet në Evropë prekën nivele rekord. Ndaj, ky propozim mund të mos jetë i mjaftueshëm.

“Çmimi i gazit duhet të ishte caktuar shumë kohë më parë bashkë me çmimin kufizues, me një kuotë për konsumatorët shtëpiakë, por edhe për zanatçinjtë dhe bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të kenë siguri gjatë dimrit. Asnjë nga këto nuk mjafton dhe të them të drejtën, lëvizja e Komisionit është zhgënjyese”, shprehet Martin Schirdewan, eurodeputet.

Ministrat e Energjisë do ta diskutojnë çështjen të enjten dhe një betejë e madhe pritet mes atyre që duan një ndërhyrje më të fortë në treg, të cilët janë shumicë dhe atyre që janë kundër, si Gjermania dhe Holanda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026