KE ofron 28 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor

5 Korrik 2021 | 19:09

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur për Procesin e Berlinit thotë se nevojitet përshpejtimi i procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit dhe paralelisht duhet të afrojmë Ballkanin Perëndimor në rrugën tonë, në mënyrë që të bëhet më shumë i qëndrueshëm, digjital dhe elastik”, shprehet Presidentja e KE-së.

Znj. Von der Leyen thekson se plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor do të ofrojë 28 miliardë euro për ndërlidhjen dhe prosperitetin. Presidentja e KE shtoi se gjithashtu do të punohet dhe për krijimin e një tregu të përbashkët funksional në rajon.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në përfundim të Samitit të Berlinit shprehet se rajoni i Ballkanit Perëndimor luan një rol kyç për Bashkimin Evropian.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kyç për planet tona për më shumë begati, ndërlidhje më të mirë, mbrojtje të mjedisit dhe rimëkëmbje. Kjo është arsye pse duhet të përshpejtojmë integrimin e rajonit në BE”, shprehet Varhelyi.

Komisioneri thekson se KE është gati të luajë rol të rëndësishëm bashkë me vendet e rajonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Shumë takime dhe pak progres, Samiti i Berlinit peng i konflikteve mes vendeve të Ballkanit 

“Po zëvendëson Gjermaninë me Serbinë”, Demush Shasha: Minishengeni dublim i procesit të Berlinit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026