KE propozon mbështetje të rritur për Ballkanin në 7 vitet e ardhshme
Komisioni Evropian ka rritur fondet e mbështetjes për vendet e Ballkanit në propozimin për buxhetin e ardhshëm shtatë vjeçar, por propozon edhe mjete të tjera mbështetëse.
Gjatë paraqitjes në Bruksel për këtë pjesë të buxhetit të BE-së, Komisioneri evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi, renditi planet e komisionit për ndihmat dhe mbështetjen financiare për vendet e rajonit.
Një prej tyre është garancia e investimeve të jashtme që do të dyfishohet nga 60 miliard, në 130 miliard, nga e cila përfiton dhe Ballkani.
Një tjetër mjet, Fondi Evropian për Zhvillimin e Qëndrueshëm, do të pajiset me 1 deri ne 2 miliard euro shtesë brenda këtij viti, nga ku mund të përfitojnë dhe vendet e rajonit.
Një tjetër rritje fondesh u lajmërua që javën e shkuar edhe për grantet e para-anëtarësimit, që shkojnë në 14.5 miliard euro në vlerën aktuale, për 7 vitet e ardhshme.
“Jam gjithashtu i lumtur t’ju informoj se për mbështetjen e para-anëtarësimit propozuam që ta rrisim sipas propozimit të parë të vitit 2018, pra po propozojmë rritjen në nivelin e 14.5 miliard eurove nën kuadrin e ardhshëm financiar shumë-vjeçar. E gjitha kjo do të na mundësojë që në vjeshtë të vijmë me një plan të rëndësishëm dhe domethënës ekonomik për zhvillimin dhe investimet për rajonin e Ballkanit Perëndimor, që të nisin të punojnë në fushën e ndërlidhjes, qoftë energjia, transporti, të punojnë për agjendën e gjelbër, dhe të punojmë sëbashku për integrimin e tyre dhe në agjendën tonë digjitale. Por edhe për t’i sjellë ata më shpejt dhe më afër ekonomive tona”, tha Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe fqinjësi.
Propozimi i Komisionit për buxhetin e ri duhet të marrë dhe miratimin e Parlamentit dhe të vendeve anëtare të përfaqësusuara në Këshillin e BE-së, brenda fundit të këtij viti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta