‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë dënohet se ishte ulur në shkallët e godinës
Mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti 29-vjeçari Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij, pa e menduar se do të përfundonte në qeli.
Në orën 9 e 20 minuta, teksa qëndronte i ulur në një shkallë pranë Ministrisë së Brendshme, i riu është pikasur nga polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë.
Sipas deklarimeve të policit, i riu që mbante edhe një çantë në shpinë ishte ulur pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit të gjykatës që disponon Euronews Albania, duke ndeshur refuzimin e të riut për t’u larguar, polici ka lajmëruar shefin e tij. 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe sipas pretendimit të policëve, i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.
Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Me gjykim të shkurtuar, në përfundim i riu u dënua me 20 ditë burg por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.
Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm urdhrin e policisë për t’u larguar nga qëndrimi pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm dhe çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit si dhe parandalimit të përgjithshëm të kësaj vepre penale në shoqëri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta