KED skualifikon tre kandidatë, ngec sërish plotësimi i Gjykatës Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë mbledhjes së mbajtur sot për procedurat e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ka s’kualifikuar tre prej kandidatëve. Pas verifikimeve të kryera nga KED vetëm Altin Binaj dhe Aleksandër Toma plotësonin kushtet e nevojshme.
KED u ndaloi kandidimin Eugen Papandile, Zhaklina Peto dhe Ilir Haznedari. Për dy të parët, KED kishte marrë dhe më parë një vendim të tillë. Papandlie dhe Peto u s’kualifikuan sërish edhe pse ata u rifutën në garë me vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.
KED argumenton s’kualifikimin e tyre duke thënë se, “kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”.
Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre duke e bërë të pamundur vijimin e procedurës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatë Kushtetuese.
Që gara të vijojë, KED duhet t’i paraqesë Presidentit një listë me të paktën tre kandidatë të renditur sipas pikëzimit nga të cilët kreu i shtetit përzgjedh njërin prej tyre.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 nga9 anëtarë gjithsej. Që ky organ të jetë funksional nevojitet të paktë emërimi i dy anëtarëve të rinj.
Funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është një prej kushteve kryesore që BE ka vendosur për mbajtjen e takimit të parë ndërqeveritar për integrimin e Shqipërisë në union.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta