Keir Starmer: Kontrabandistët duhet të trajtohen si terroristë

31 Mars 2025 | 07:59

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të bëjë një thirrje të fortë për veprim kundër kontrabandës së njerëzve gjatë një samiti ndërkombëtar mbi krimin e organizuar të migracionit, që pritet të mbahet këtë të hënë në Londër.

Ai do të theksojë nevojën për të trajtuar këtë aktivitet kriminal njësoj si terrorizmin, duke u kërkuar përfaqësuesve nga mbi 40 vende të forcojnë bashkëpunimin për ndalimin e trafikantëve.

Gjatë fjalimit të tij, Starmer do të kujtojë përvojën e tij si drejtor i Prokurorisë Publike në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur sukseset e arritura në ndalimin e komplotit për shpërthimin e avionëve mbi Atlantik.

Ai do të insistojë se i njëjti nivel koordinimi dhe ndarjeje të inteligjencës duhet të përdoret për të luftuar rrjetet e kontrabandës së emigrantëve.

Në përpjekje për të goditur këtë fenomen, qeveria britanike do të njoftojë një sërë masash të reja, përfshirë një financim prej 30 milion paundësh për të shkatërruar rrugët globale të trafikimit dhe për të ndjekur flukset e parave të paligjshme që i financojnë ato. Po ashtu, 3 milion paund do t’i jepen Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë.

Samiti, ku marrin pjesë përfaqësues nga vende si SHBA, Franca, Vietnami dhe Iraku, do të përfshijë gjithashtu bisedime me përfaqësues të platformave Meta dhe TikTok, për të diskutuar mënyrat e ndalimit të promovimit të kontrabandës së njerëzve në internet.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të frenuar emigracionin e paligjshëm, numri i personave që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla këtë vit ka tejkaluar shifrat e tre viteve të mëparshme.

Mediat britanike bëjnë me dije se Starmer do të theksojë se “problemi nuk është i pazgjidhshëm”, por kërkon veprime të bashkërenduara, ndarje të inteligjencës dhe goditje të rrjeteve kriminale në çdo hap të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?

Venezuela është goditur nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës, me një diferencë prej më pak se një minute mes tyre, duke shkaktuar...
08:08 | 25/06/2026

Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë

Venezuela është tronditur nga dy tërmete të forta që kanë lënë pas të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur. Lajmi u konfirmua nga...
08:03 | 25/06/2026

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026