English

“Kemi detyrime ndërkombëtare”, Sheholli: Duhet bërë asociacioni i komunave serbe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Fatmir Sheholli ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ndërkombëtarët.

- Advertisement -

Ai tha se ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë që bie ndësh me kushtetutën, ndaj sipas tij kryeministri nuk duhet të bëjë deklarata kundër Borrell dhe Lajçak, por duhet të bashkërendojë çështjet me Bashkimin Evropian, në të kundërt mund të vërë në rrezik liberalizimin e vizave.

“Nuk po na kërkon njeri të bëjmë gjithçka po na kërkojnë atë që kemi votuar dhe kemi nënshkruar. Prandaj çdo formë që vjen në kundërshtim me këto tipare demokratike të arritura në Bruksel e të përkrahura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ne ka për të pasur probleme. Ne jemi në sanksione nga Bashkimi Evropian, pse? Sepse nuk po shkojmë drejt rrugës për të cilën jemi marrë vesh.

Edhe Serbia duket të jetë në prag të sanksioneve, Bashkimi Europian mund t’i heqë liberalizimin e vizave, ky do jetë dënim shumë i ashpër, por po frikësohem se edhe ne në 1 janar 2024 mos të na e japin liberalizimin e vizave sepse e tha presidenti Macron.

Për këta të Vetëvendosjes, kur i themi këtë na quajnë propagandistë të Serbisë dhe Beogradit, ne duam të bashkërendojmë çështjet me Bashkimin Europian. Ne e kemi obligim ndërkombëtarë që të themelojmë asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi kemi votuar në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe është pjesë e kushtetutës, askush nuk po na kërkon të dalim nga Kushtetuta”,-tha Fatmir Shaholli.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?