“Kemi një marrëveshje”: BE do të reduktojë emetimet me të paktën 55% deri në 2030
Liderët e Bashkimit Europian dhe negociatorët e Parlamentit kanë arritur në një marrëveshje për të ligjëruar objektivat e unionit për të qenë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050 e për të reduktuar emetimet e gazrave serë me të paktën 55 për qind krahasuar me shifrat e viteve 1990.
Ligji Europian i Klimës tashmë duhet vulosur nga Parlamenti si dhe Këshilli në mënyrë që të hyjë në fuqi.
“Jemi shumë të kënaqur me marrëveshjen e përkohshme të arritur sot”, tha Joao Pedro Matos Fernandes, ministri portugez i Mjedisit.
“Ligji Europian i Klimës është “ligji i të gjithë ligjeve” që do të kornizojë legjislacionin mbi klimën për 30 vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Njoftimi erdhi në orët e para të mëngjesit në prag të samitit ndërkombëtar të klimës së organizuar nga Presidenti i SHBA Joe Biden.
Frans Timmermans, zv-Presidenti Ekzekutiv i Komisionit për Marrëveshjen e Gjelbër e ka përshëndetur marrëveshjen dhe e cilësoi si një “moment historik për BE”.
“Sot është një ditë e mirë për njerëzit dhe planetin”, shtoi ai.
Brukseli prezantoi Marrëveshjen e Gjelbër Europiane në dhjetor të vitit 2019, e më pas propozoi Ligjin Europian të Klimës në mars 2020. Ky ligj synon që të kthejë Europën në kontinentin e parë neutral ndaj karbonit deri në 2050.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta