Këngëtarja e njohur greke koncert në Tiranë

15 Shtator 2021 | 16:49

Këngëtarja e njohur Greke, Glykeria Kotsoula, do të dhurojë sot një koncert për publikun shqiptar në orën 20:00 tek Amfietari i Tiranës.

Mes një repertori të gjerë, këngëtarja shprehet se për publikun ka përgatitur edhe këngë shqipe.

Bashkë me të është edhe emri i njohur, Dasho Kurti, i cili ka një bashkëpunim të ngushtë me artistët në vendin fqinj, prej shumë vitesh, duke futur në festivalet në Greqi edhe këngët tradicionale shqiptare.

“Është e disata herë që vij në Shqipëri, kam qenë vetëm një herë më parë në Tiranë dhe më vjen mirë që rikthehem dhe që e gjej ndryshe”, u shpreh Glikeria.

“Rikthehem me mikun tim Dasho kurti, në një vend që më njeh dhe që i do këngët e mia. Besoj se mbrëmja do të jetë magjike, kam përgatitur një program që do u pëlqejë të gjithë shqiptarëve, kemi edhe një surprizë, do të këndoj edhe një këngë shqipe”, shtoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026