“Keni fjetur me burra?”- Policia në Egjipt gjurmon online komunitetin LGBT

31 Janar 2023 | 10:10

Në Egjipt, homoseksualiteti është shumë i stigmatizuar dhe ka kohë që pretendohet se policia po gjurmon personat LGBT në internet. BBC shkruan se tashmë ka prova se autoritetet aty po përdorin aplikacione takimesh online për ta bërë këtë gjë.

Transkriptet e paraqitura në raportet e arrestimit të policisë tregojnë se si oficerët po pozojnë foto në internet për të fabrikuar më pas prova kundër personave LGBT që kërkojnë takime online.

BBC ka publikuar dhe një bisedë me tekst mes një oficeri policie dhe një personi të komunitetit LGBT. Oficeri tenton që përmes joshjes online të ketë një takim me personin në fjalë.

Pjesë nga biseda:

Policia: Keni fjetur më parë me burra?

Përdoruesi i aplikacionit: Po

Policia: Po të takohemi?

Përdoruesi i aplikacionit: Por unë jetoj me mamin dhe babin

Policia: Hajde i dashur, mos ki turp, mund të takohemi publikisht dhe pastaj të shkojmë në banesën time.

BBC shkruan se përmes gjurmimit online, policia fabrikon prova për të bërë më pas arrestimin e personave të komunitetit LGBT.

Egjipti është një nga aleatët perëndimor më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe merr miliarda dollarë mbështetje nga SHBA dhe BE çdo vit. Rreth gjysmë milioni turistë britanikë vizitojnë vendin çdo vit dhe MB trajnon forcat policore egjiptiane nëpërmjet OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026