“Këpucët e kuqe”, Margarita Xhepa ngjitet në skenë në moshën 90-vjeçare

17 Maj 2022 | 22:15

Edhe pse 90 vjeç, aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është ngjitur në skenën e teatrit “Fan Noli” në Ersekë, me shfaqjen “Këpucët e kuqe”.

Kjo vepër skenike e cila në fokusin e saj kishte gratë e vrara apo dhunuara nga burrat, ka emocionuar publikun artdashës kolonjar, i cili si rrallë herë, ka mbushur plot teatrin e qytetit.

Xhepa, Nderi i Kombit ka treguar për emocionet pas shfaqjes.

“Mesazh të kohës së fuqishme, që edukon dhe fisnikëron. Për gratë se gruaja është e bekuar nga Perëndia. Përfshi pyetjen time. Sa të kem frymë të trupit”, tha Xhepa.

Arta Dade, ka hequr petkun e politikanes dhe i është bashkuar kësaj shfaqjeje për të dhënë mesazhin e rëndësishëm për mbrojtjen e grave.

“Ne erdhëm në Ersekë për të dhënë një mesazh për gratë e mrekullueshme të Ersekës që janë shumë të emancipuara dhe padyshim ato nuk lejojnë të nëpërkëmben dhe durojnë dhunën. Besoj se të gjitha gratë në një moment të caktuar të jetës së tyre kalojnë momente të vështira, është e rëndësishme të dimë si ta trajtojmë dhe të dimë t’i zgjidhim problemet pa arritur në akte fatale që u sollën nga aktoret e mrekullueshme”, u shpreh Dade.

Alesia Xhemalaj, një aktore e re në moshë pati një mesazh për bashkëmoshataret e saj.

“Mesazhi im ndaj tyre është i njëjti mesazh që ne themi dhe ne e vepër, mos kini frikë, ngriheni zërin se fajin nuk e kemi ne”, deklaroi Xhemalaj.

Regjisorja e shfaqjes Driada Dervishi shprehet se inicimi i kësaj shfaqje ka ardhur duke parë situatën aktuale të dhunës ndaj grave në Durrës.

“E gjitha kjo ka nisur nga sondazhet të INSTAT në Durrës ku dhuna ndaj grave është rritur në mënyrë shqetësuese por edhe ne rrethet e Shqipërisë, për shkak të pandemisë, rritje e denoncimeve ndaj dhunës ndaj grave. Beni atë që mendoni që ju bën të lumtura dhe asnjëherë mos lejoni dikë tu trajtojë kështu”, tha Dervishi.

“Këpucët e kuqe” synohet të vendoset në disa skena teatrale të Shqipërisë, duke synuar kështu sensibilizimin e ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare mbi dhunën ndaj grave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026