Keqpërdorimi i të dhënave personale, KSHH: Subjektet të respektojnë privatësinë e çdo zgjedhësi
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin për keqpërdorimin e të dhënave personale.
Me anë të një deklarate për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cilëson mbrojtjen e të dhënave personale, si një aspekt i rëndësishëm i së drejtës për jetë private dhe familjare, i sanksionuar në nenin 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe në legjislacionin e shtetit Shqiptar.
Komiteti i bën thirrje institucioneve përgjegjëse për të bërë verifikimet e duhura se si janë mbledhur këto të dhëna, si dhe nëse mbledhja dhe përpunimi i tyre shkel legjislacionin në fuqi.
Organizata i bën thirrje të gjitha subjekteve zgjedhore që në veprimtarinë e tyre, jo vetëm duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe Konventat Ndërkombëtare, por duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respekt të privatësisë së çdo zgjedhësi, por edhe lirisë, barazisë dhe fshehtësisë së votës.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat për të dhënat personale, kreu i SPAK: Po bëjnë verifikime, së shpejti do ketë një përgjigje
Akuzat e PD për nxjerrjen e të dhënave personale nga e-Albania, SPAK nis verifikimet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta