‘Kërcënim ndaj aleancës euroatlantike’, NATO dënon agresionin rus

24 Shkurt 2022 | 12:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg ka dalë në një konferencë për shtyp nga Brukseli për të prezantuar reagimin e aleancës Euro-Atlantike ndaj ofensivës ruse në Ukrainë.

“Ne sot kemi një luftë në Europë të përmasave dhe llojit që mendonim se i përkiste historisë”, deklaroi Stoltenberg.

Stoltenberg sapo ka dalë nga një mbledhje e Këshillit të Atlantikut të Veriut ku një sërë shtetesh kanë pranuar të mbajnë konsultime urgjente.

Sulmi i ‘paprovokuar dhe pajustifikueshëm’ i Rusisë ndaj Ukrainës vë në rrezik jetët e qytetarëve, tha më tej sekretari i përgjithshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Stoltenberg tha se Rusia ka nisur sulme ajrore tokësore në disa qendra të mëdha urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh”, u shpreh ai.

Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura, kërconoi Stoltenberg.

Stoltenberg deklaroi se sulmi i Rusisë përbën një rrezik ‘ndaj gjithë aleancës euroatlantike’.

“Ky është një moment i rëndë për sigurinë në Europë”, shtoi ai.

Ai shpjegoi se aktivizimi i planit të mbrojtjes i jep komandantëve ushtarakë më shumë autoritet për të dërguar trupa në pika të rëndësishme ku paraqitet nevoja.

“E rëndësishme është të kemi forca në vende dhe në kohën e duhur përgjatë gjithë Europës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka trupa ushtarakë të NATO në Ukrainë dhe se nuk ekziston një plan i tillë, por pohoi se do të shtohet prezenca e trupave në vendet anëtare.

I pyetur nga një gazetar i Associated Press nëse sulmi mund të sjellë një përplasje me trupat e NATO, Stoltenberg u përgjigj:

“Kemi rritur prezencën tonë në pjesën lindore të aleancës dhe për momentin nuk shohim ndonjë mundësi që trupat ruse të kalojnë në territorin e vendeve aleate të NATO. Ata nuk do të na sulmojnë sepse ne jemi aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit, dhe Rusia e di këtë”,

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare

Katari ka dënuar ashpër një sulm të pretenduar iranian ndaj anijes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) Al Rekayyat, pranë Ngushticës së Hormuzit, duke i...
16:02 | 07/07/2026

Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kërkuan që aleanca të forcojë dimensionin evropian për të...
15:25 | 07/07/2026

Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve evropianë që të japin përparësi prodhimit të sistemeve të raketave antibalistike, ndërsa foli në samitin e NATO-s...
14:51 | 07/07/2026