Kërcënime me bomba në vendet e votimit në SHBA, FBI-qytetarëve: Qëndroni vigjilentë
FBI ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare se është në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se vijnë nga domenet ruse të postës elektronike.
Sipas njoftimit të FBI asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani.
“Integriteti i zgjedhjeve është ndër prioritetet më të larta të FBI-së. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë shtetërorë dhe vendorë të zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ndaj zgjedhjeve tona dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”,-thuhet në njoftim.
Ndërkohë FBI i ka bërë thirrje publikut të qëndrojë vigjilent dhe të raportojë aktivitete të dyshimta te organet e zbatimit të ligjit shtetëror ose vendor, ose t’i paraqesë këshilla FBI-së në 1-800-CALL-FBI (1-800-225-5324) ose në internet në tips.fbi .gov .
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA: Nuk kam mbështetur asnjë kandidat
- SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformuese për zgjedhjet
Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
- 07:36 Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit
- 07:26 SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim