Kërcënimet e Trump për sulme, mbyllet hapësira ajrore në perëndim të Iranit
Organizata e Aviacionit Civil e Iranit njoftoi për kufizime të përkohshme në pjesën perëndimore të hapësirës ajrore të vendit.
Ky vendim vjen në kohën e rritjes së tensioneve, me raportime që thonë se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së veprimit ushtarak ndaj Iranit, teksa përpjekjet diplomatike vazhdojnë.
Sipas Njoftimit të fundit për Misione Ajrore (NOTAM), të gjitha fluturimet e pasagjerëve mbi pjesën perëndimore të Iranit përballen me kufizime të ashpra.
Aktualisht, vetëm tetë aeroporte në Iran lejohen të operojnë, përfshirë aeroportin Mehrabad në Teheran dhe aeroportet Imam Khomeini, si dhe aeroportet në Isfahan dhe Jazd.
Në këto aeroporte operative, fluturimet kufizohen vetëm gjatë orëve të ditës (nga lindja deri në perëndim të diellit), dhe kompanitë ajrore duhet të marrin një leje të re nga Organizata e Aviacionit Civil për secilin fluturim veç e veç.
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nisën në fund të shkurtit. Por, që nga prilli është në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Pakistani.
Palët po zhvillojnë përpjekje diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës nën ndërmjetësimin e Pakistanit.
Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se mund të rinisin sulmet nëse Teherani nuk i përgjigjet pozitivisht propozimit amerikan për paqe.
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa