Kërcënimi i Kurtit: Ose mbi 80 vota në kuti për Osmanin, ose mbi 500 mijë vota për LVV-në
“Ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen Vetëvendosje”.
Ky është kërcënimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, një ditë pas dështimit të votimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhej me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, gjithçka varet nga opozita, për të shmangur çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje sërish sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje”,, shkruan kurti.
Sipas tij, projektligji i propozuar nuk është i nxituar, por i vonuar, pasi i jep të drejtë diasporës të votojë në ambasada dhe konsullata.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme nga të gjitha partitë politike. Kryesia e Lidhjes Demokratike, pas një mbledhje të shpejtë doli me reagime kërcënuese.
“I bëj thirrje kryeministrit që të tërheq sepse me një tërheqje të tillë i lë hapësirë konstruktivitetit që ja kemi dëshmuar, shfaqur e marrë si vendim këtu në LDK. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë kryeministri Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje me qëllim dhe të provojë krizë institucionale në vend[…]Nëse nuk tërhiqet ky ligj atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, ka thënë Ludmir Abdixhiku.
Si një iniciativë të ngutshme e ka cilësuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës projektligjin e paraqitur nga qeveria Kurti. Madje shefi i Grupit Paralmentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vazhduar me tej, duke e quajtur rrëshqitje në totalitarizëm. Reagime të ashpra kundër kësaj nisme ka pasur edhe Shoqëria Civile.
Lexoni gjithashtu:
Kriza politike në Kosovë, Mexhide Demolli: Duhet të merrej opinion nga Komisioni i Venecias
Zgjedhja e presidentit, Abdixhiku: Albin Kurti po synon të krijojë destablitet politik
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta