Kërcënimi nga temperaturat e larta, IGJEUM: Rrezik i lartë për zjarre në disa qarqe të vendit

25 Qershor 2021 | 19:24

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ka rrezik të lartë për zjarre.

Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM, tha për Euronews Albania se temperaturat e larta të këtyre ditëve të shoqëruara dhe me erë japin një rrezik të shtuar për zjarret në pyje.

“Ashtu siç buletini jonë e paraqet, rrezik më të lartë paraqesin qarqet Fier, Berat dhe Elbasan por në zonat e lokalizuara rreziku mbetet i lartë edhe për qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë apo dhe Gjirokastër”, tha Gjoni.

Ndërkaq autoritet lokale dhe zjarrfikëse janë vendosur në gjendje gatishmërie teksa temperaturat maksimale kanë arritur në mbi 40 gradë celsius. Një rënie e lehtë e temperaturave pritet prej ditës së nesërme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026