Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, Meçe bën kallëzim në polici

18 Janar 2021 | 09:18

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe ka bërë një kallëzim në polici se ka marrë një mesazh kërcënues.

Meçe është mbrojtësi ligjor i Emijano Shullazit prej vitit 2016.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas numrit që ka dërguar mesazhin.

Më 12 janar Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e izolimit në qelitë me mbikëqyrje të thellë, njohur ndryshe edhe si “41 Bis”, për Emiljano Shullazin.

Shullazi u arrestua në nëntor 2015 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën. Ata u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe marrje prone me shantazh.

Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Shullazin. Çështja është apeluar.

Lexoni gjithashtu:

Gjykata e Posaçme lë në qeli me mbikëqyrje të thelluar Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026