Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendosin fishek në dritaren e zyrës
11 Qershor 2021 |
09:18
Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, është kërcënuar në kohën kur ishte në krye të detyrës.
Burime te sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës, prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.
Mësohet se gjatë ditëve të fundit, z. Bajrami ka marrë edhe thirrje në celular nga numër privat
Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetim për ngjarjen si edhe për thirrjet në celular.
Ndërkohë, në lidhje me këtë kërcënim ndaj prokurorit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili përmes një statusi në “Facebook” e dënoi ngjarjen duke e cilësuar si “kërcënim për shkak dhe në krye të detyrës”. Ai kërkoi që të bëhet një hetim i shpejtë si edhe të merren masa të menjëhershme efektive.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta