Haradinaj: Nëse nuk ndryshon qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, do kërkoj bashkim me Shqipërinë

20 Janar 2021 | 07:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar bashkëpunim të të gjithë faktorëve për Kosovën.

Në një deklaratë gjatë takimit me mbështetës të tij, kandidati për president tha se nëse pas 4-5 vitesh Kosova nuk është në NATO, nuk janë liberalizuar vizat, nuk është njohur nga 5 vendet e BE dhe nuk është anëtarësuar në OKB, do të kërkoj referendum për bashkim me Shqipërinë.

“Dua të shtroj një pyetje para të gjithë juve; çfarë do të ndodhë pas 4-5 vjetëve nëse nuk ka progres në Kosovë?

Nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-s, e nëse Kosova jo vetëm që ka liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, që na la kaq gjatë të presim, por nuk na ka njohur ende pesëshja e BE e na mbajnë zvarrë në dialog siç na mbajtën deri tani, e nëse nuk jemi në dyert e OKB-së, a do pranojnë ata që më kundërshtuan mua kur isha në qeveri.

Nuk duhet të pranojmë më të jemi konflikt i ngrirë siç thotë Vuçiç, por atëherë do të hyjmë në referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.

 

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj shpall kandidaturën për president

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026