Aplikimi për vaksinën kalon online në portalin qeveritar
Me nisjen e vaksinimit masiv, qytetarët shqiptarë mund të bëjnë një kërkesë online në platformën e-Albania për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
Ky lajm është dhënë nga drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, e cila përmes një postimi në Facebook, shpjegon procedurën online, që sipas saj zgjat vetëm pak sekonda.
“Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19”, shkruan Karçanaj.
Qytetarët sapo të futen në portalin e-albania, duhet të shkruajnë ‘kërkesë për vaksinim anti-COVID’ dhe menjëherë marrin miratimin online.
Drejtorja e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.
“Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit. E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo!”, shprehet Linda Karçanaj.
Ditën e djeshme nisi vaksinimi masiv në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se deri tani janë kryer mbi 78 mijë vaksinime.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi masiv, të moshuarit mbi 75 vjeç marrin dozën e parë të “Sinovac”
Nis vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”, synohen 1 mijë vaksinime në ditë me kinezen ‘Sinovac’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta