Kërkimet në Kizhevak, Jeton Musliu: Mund të jenë 7-20 mbetje mortore, në vendngjarje edhe mjekë nga Kosova
Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviç sot po qëndrojnë në Kizhevak të Serbisë. Dyshohet se në këtë vend janë gjetur mbetje mortore të trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në bazë të vlerësimeve të deritanishme, mendohet se aty ka mbetje mortore të 7 deri në 20 personave. Pritet që Makolli e Odaloviç sot të do të japin më shumë detaje në lidhje me procesin e zhvarrimit.
Ndërkohë, gazetari i Euronews Albania, Jeton Musliu raporton se në orët në vijim do të njoftohet se nga cila zonë e Kosovës janë eshtrat e personave të gjetur.
“Duke filluar që nga fundi i muajit nëntor që kur është zbuluar kjo varrezë masive, me ndihmën e fotografimeve të Kryqit të Kuq, atje kanë qëndruar edhe mjekë nga Kosova të cilat kanë marrë pjesë gjatë procesit të zhvarrimit të mbetjeve mortore. Flitet që janë nga 7 deri në 20 mbetje mortore. Kjo nuk është ende e konfirmuar, por në orët më vonë do të sqarohet me tepër për numrin si dhe nga janë personat e gjetur”, u shpreh ai.
“Ndërkaq, nëse flasim në përgjithësi, deri më tani nga varrezat masive në Serbi, trupa shqiptarët janë zhvarrosur deri në 950 persona në lokacione të ndryshme”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Kërkimet në Kizhevak, EULEX: Gjetja e mbetjeve mortore falë imazheve fotografike nga ajri
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset