Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

5 Korrik 2022 | 14:01

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike.

Pjesëtar të nismës ‘Thurje’ po mbledhin firma për të kërkuar më tej hapjen e plazheve 100% publike.

“Kemi ardhur këtu para ministrisë, për dy arsye, e para për të bërë plazh falas publik se nuk ka, edhe ato që janë, janë nëpër cepa. E dyta i kërkojmë llogari këtij institucion”, u shpreh Marsel Rupi nga Nisma ‘Thurje’.

Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e investimeve në ato pak hapësira të mbetura publike.

“Territoret që i lihen në dispozicion plazheve publike janë krejtësisht të paplotësuara me infrastrukturë, nuk kanë shërbime”, tha  Flora Xhemani Baba, eksperte turizmi

Ndarjet e hapësirave në  plazhe janë një problematikë e hershme, që thuajse çdo vit bëhen edhe shkak për konflikte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026