Kërkoi para për ekstradimin e të burgosurit, avokati apelon vendimin e GJKKO-së
Avokati Lavdosh Shehu, që akuzohet se ndërhyri tek zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë për kryer ekstradimin e një të burgosuri, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e la në qeli.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Shehu kërkon ndryshimin e masës nga ‘arrest me burg’ në garanci pasurore.
Sipas mbrojtësit, Shehu nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar sipas të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni, i dënuar me 30 vite burg për vrasje.
Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në ministrinë e Drejtësisë, ku të gjitha komunikimet i ka kryer nëpërmjet e-mailit.
Sa i përket shumës së parave prej 5000 mijë eurosh që Shehu i ka marrë Shqipe Hysenit, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh.
Ndërsa për 4100 euro, ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta